Kiara dhe Luizi janë përfshirë në një debat të ashpër për shkak se shkodrani kërkoi që mbrëmjen e fundit të Kiarës në Big Brother ta kalonin me njeri-tjetrin duke qendruar më shumë kohë së bashku, kurse Kiara zgjodhi të darkonte ne suite me Olten.
E prekur nga fjalët e këngëtarit , moderatorja i tha që të ikë dhe se nuk do të përballet me të, pasi ky i fundit i ka bërtitur dhe është sjellë keq më të.
Kiara: Më ka bërë mua si lolo ky! Kujt i fishkëllen ky moj, kush është ky? Ka mundësi të ikësh, nuk dua të të dëgjoj fare. Ik të thashë! Fare nuk dua të të shoh, më bërtet ti mua, kush je ti që më bërtet mua?
Luizi: Kush të bërtit?
Kiara: E kupton që nuk lejoj as mamin dhe as babin të më bërtasin kështu.
Kiara: Hera e fundit që më bërtet kështu, kaq po të them Luiz. Mos më fol më me atë ton! Ik që këtu, nuk dua të të flas fare! Kujt i fishkëllën ti ore?
Luizi: Kam 9 orë që të thërras o Kiar.
Kiara: Ik mëso të flasësh. Nuk jam qen rruge që më flet ashtu ti. SHIKO KËTU VIDEO-n:












