Kryeministri Edi Rama ka prezantuar risinë e re “Portali i Fermerit”. Rama është shprehur se kjo do të ndihmojë që fermerët të jenë më afër me realitetin më të informuar dhe se do të jetë një hap i shpejtë për të bërë diferencën e zhvillimit të bujqësisë në vendin tonë.
Kreu i qeverisë ka theksuar se synimi i kësaj është fuqizimi i kapaciteteve, rritja e kapitalit njerëzor, rritja e aftësisë për të pasur akses në financimet e ndryshme, që nga ato shtetërore, evropiane apo donatorëve.
“Kur ne kemi bërë aplikimin e parë për fermerët kishte shumë njerëz brenda zyrave në Tiranë që thoshin është gabim pasi nuk dinë fermerët që të përdorin kompjutera. Rezultati ishte se kishim më shumë se çdo herë tjetër aplikime. Ky paragjykim ra, tjetra që ka një rëndësi shumë të madhe është sepse informimi do të na ndihmojë që të kapërcejmë fazën mes të shkuarës dhe të ardhmes. Ky “Portal i Fermerit” do të bëjë transparencë të plotë çmimesh, dhe çdo mëngjes fermeri duke pirë kafe mund të hapë dhe të shikojë sesa është çmimi”, tha Rama.












