Pas kontrolleve sot me urdhër të SPAK në banesën e partneres së tij dhe sekuestrimin e 4 apartamenteve, Arben Ahmetaj nga arratia ka thyer heshtjen.
Ahmetaj e ka cilësuar ‘raprezalje’, kontrollin e BKH-së në banesat e familjarëve të tij. Duke përmendur moshën e prindërve, Ahmetaj shprehet se atyre u janë marrë celularët, me ‘shpresën’ për gjetjen e provave për inceneratorët.
“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë. Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”. Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë. Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….”, shkruan Ahmetaj.












