Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka komentuar situatën kaotike që ka shkaktuar opozita në Kuvend dhe qëndrimet e dhunës së deputetëve opozitarë.
Deputeti demokrat paralajmëroi edhe hyrjen e ligjvënësve në grevë urie.
“Protesta do përshkallëzohet. Pa e përjashtuar grevën e urisë” tha Korreshi, duke shtuar se: “Nuk na ka votuar populli të hamë gjela deti”.
“Do të anulohet parlamenti. Deri me 22 nëntor e kanë shtyrë. Gjithë këtë periudhë nuk do kemi mundësi as të flasim për probleme, për çfarë ndodh, për hajdutërinë, për makutërinë, por do të flasim direkt për buxhetin e shtetit. Pra çdo gjë do neutralizohet në parlamentin shqiptar. Nuk do kenë mundësi deputetët, nuk do kenë mundësi deputetët e opozitës që të flasin”, tha Korreshi.












