Juristi Kreshnik Spahiu komentoi deklaratën e Edi Ramës për tensionet Kosovë-Serbi që bie për herë të parë në kundërshtim me deklaratat e Bashkimit Europian.
Sipas Kreshnik Spahiut, Rama mbajti një qëndrim elektoral, as në kohë e as të vonuar, por të vënë nën presion nga opinioni.
“Figurat politike në këtë rast shkojnë bashkë me rrymën, me opinionin, si një pasojë e një patriotizmi populist të momentit. Padyshim që është i drejtë, por mendoj që nuk ka shumë vlerë. Rama duhet t’i kërkonte Bashkimit Europian sanksione për Serbinë dhe dalja kundër tyre pas ngjarjes së të dielës nuk është mjaftueshëm” – u shpreh Spahiu.