Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me homologun e Kosovës, Albin Kurti. Rama ka treguar se kanë diskutuar për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.
Sakaq, Rama bën të ditur i shprehu Kurtit të gjithë simpatinë për kurajon me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj. I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor”, shkroi Rama.












