Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 298.8 milionë euro. Puna për zgjerimin e autostradës nis me përfundimin e sezonit veror në 2 lotet e para kthesa Kamzës-Vorë dhe Vorë-Sukth, për të cilët janë shpallur edhe fituesit.
Në dokumentin e Politikave Prioritare 2025-2027, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare, janë saktësuar edhe vlerat e reja financiare për një sërë projektesh të mëdha. Konkretisht aksi i ri Tiranë-Ndroq-Plepa që mund të shërbejë si rrugë alternative, ka një faturë të dyfishuar në raport me planifikimin fillestar. Kostoja për ndërtimin e saj është rritur në 87 milionë euro, nga 39.8 milionë euro që ishte me heret.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me projektin për Baypassin e Elbasanit që është futur në listën e prioriteteve të matururara. Kostoja fillestare ishte planifikuar në 97.3 milionë euro, ndërsa tashmë ka arritur në 240 milionë euro.












