Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i ka propozuar kryeministrit Edi Rama si kandidat fitues të garës për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Prodën. Ilir Proda është drejtor i Policisë së Qarkut Elbasan.
Kush është Ilir Proda? Karriera e tij nga oficer i thjeshtë, deri në detyrat e larta si Shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë përgjatë vitit 2014, ku u denoncua edhe për një incident i denoncuar nga një vajzë 19-vjeçare për dhunë, por që SHÇBA nga hetimet e nxori të pafajshëm, deri tek posti i kryepolicit të Elbasanit dhe tani i propozuar si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Pas mbarimit të Akademisë së Sigurisë në vitin 2005, punoi si oficer në Komisariatet nr. 3 dhe 4 deri më 2012, për të kaluar më pas në Policinë e Shtetit për një vit dhe më tej si shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
Pas incidentit të vitit 2014, zhvendoset në Bulqizë për dy vite shef Komisariati dhe më pas në Drejtorinë e Përgjithshme, te sektorët e Antidrogës dhe Antikrimit për tre vite. Më 2019 emërohet zv/drejtor në Korçë dhe më 2021 me të njëjtën detyrë në Elbasan, ku më pas emërohet edhe drejtor më 2023, post që e mban aktualisht.












