Qeveria Rama ka dhënë lajmin e mirë për 275 mijë familje Shqiptare pasi është miratuar një shpërblim me vlerë 150 euro për familjet dhe individët me aftësi të kufizuara.
Pas mbledhjes së qeverisë, bëhet me dije se nga kjo skeme do të përfitojnë: Kategoria e familjeve me ndihmë ekonomike, jetimët, të verbërit, tetra dhe paraplegjikët, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar.
“Kam kënaqësinë të njoftoj një lajm të gëzuar për të gjithë familjet e individët që përfitojnë nga programi i mbrojtjes sociale. Me vendimin e qeverisë shqiptare u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social. Janë pikërisht 150 euro që i akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema ekonomike, fëmijët që nuk kanë kujdes prindëror, invalid që kanë statusin e tetraplegjikut ose paraplegjik, ata që kanë statusin e të verbrit, për herë të parë marrin shpërblimin e fundvitit dhe ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar”, tha ministrja.