Solisti Bass-Bariton, Agim Quku ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga “Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, ku shpreh ngushëllimet për humbjen e artistit të madh të vendit tonë.
Quku ishte autori i një numri të madh shkrimesh, rreth 400 artikuj kritikë dhe analiza për shfaqej dhe artistë të veçantë, të botuara në kohë të ndryshme në shtyp.
Agim Quku u lind në Shkodër më 22 mars 1939. Në vitin 1967, pas përfundimit të studimeve të larta, emërohet solist në Teatrin e Operës dhe Baletit. Për një periudhë 20-vjeçare (1967-1987) ai interpretoi me nivel dhe cilësi të lartë artistike mbi 15 role në opera si “Berberi i Seviljes”, “Goca e Kaçanikut”, “Toka jonë”, “Vjosa”, “Carmen”, “La Traviata”, ku shquhej jo vetëm për zërin e tij, por edhe për lojën e shkëlqyer skenike.
Agim Quku ka marrë pjesë në 10 festivale të këngës në RTSH dhe është nderuar 4 herë me çmime të dyta dhe të treta, si dhe pjesëmarrës në koncertet e majit.












