Mesditen e sotme reshje të shumta shiu shoqëruar me stuhi dhe breshër kanë “pushtuar” qytetin e Bilishtit.
Reshjet kanë qenë aq të dendura sa kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në rrugët e këtij qyteti, për shkak të mbushjes së pusetave të ujërave të përdorura.
Reshjet janë shoqëruar me breshër në qytet, por edhe fshatrat e kësaj bashkie, ku pritet të ketë dëme kryesisht në mollë. Pas temperaturave të larta, tashme moti në ditët e para të shtatorit ka filluar të freskohet ku disa zona janë pushtuar nga reshjet e shiut.












