Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe mandatit të klientit të tij.
I pyetur nga gazetaret se ku ndodhet ish zv. Kryeministri, ai ka treguar se Ahmetaj ndodhet pranë familjes në Angli dhe se do rikthehet në Shqipëri vetëm kur të fitojë lirinë nga akuzat.
“Ahmetaj ndodhet në Angli. Ai gjendet pranë familjes së tij, do të kthehet kur të ketë liri“, tha avokati, duke i dhënë fund dilemave për vendndodhjen e ish-ministrit.












