Gjykata e Lartë shqyrton për herë të dytë rekursin e Fredi Belerit i cili prej 12 majit qëndron në burg pasi u kap në flagrancë duke blerë vota, sipas SPAK-ut.
Në kulmin e tensioneve mes Shqiperise dhe Greqise, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkonte një masë sigurie më të butë se “arresti me burg”. Rekursi u shqyrtua në Dhomë Këshillimi dhe më pas Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë kërkesën e Fredi Belerit i cili do të vijojë të qëndrojë në qelinë e burgut.
Më herët Belerit i është refuzuar liria edhe nga Gjykata e Posaçme dhe për këtë arsye ai nuk ka mundur të bëjë betimin si kryebashkiak.
Pavarësisht presioneve nga Greqia, ne krahun tjetër kryeministri Edi Rama tha se “nuk do të ketë asnjë ndërhyrje prej tij duke siguruar që Drejtësia e Re ne Shqiperi do të bëjë punën e vet të pavarur”.












