Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zbuloi se Piramida e re do të hapet në tetor në funksion të fëmijëve dhe të rinjve të Tiranës.
Veliaj tha po ashtu se Tirana është qyteti që ka pasur rritjen më të madhe të turistëve pas Antalias.
“Më vjen mirë që bashkë me kryeministrin dhe me kujdesin e tij të posaçëm, në muajin tetor do të hapim një tjetër qendër për fëmijë si Piramida e Tiranës. A kemi hapësira të reja ku fëmijët mund të mësojnë kompjuter? Patjetër që kemi, por duke u dhënë atyre hapësirën më të madhe të qendrës së qytetit, tregojmë se për fëmijët kemi pronën më të mirë dhe mësimdhënien më unike, që lidhet me punët e së ardhmes. Kur pas fjalimeve, fjalët i kthen në vepra, ke dhënë provën se vërtet beson te ky projekt”, tha Veliaj.












