Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë Ismail Kadare.
Autori më i madh i yni dhe prozatori kolos i letrave shqipe e filloi karrierën së pari si poet e më pas si dramaturg e autor. Ai ishte 88 vjeç. Lindi në Gjirokastër me 28 Janar 1936.
Veprat e tij të famshme si “Pallati i ëndrrave” i shpëtuan nën hundë çensurës komuniste duke edhe e kritikuar atë shpesh.
Në fakt Kadare ka qenë shpeshherë çështje debati në opinionin publik sepse shumë zëra shpreheshin se ai dhe i ka bërë temena diktaturës. Kjo është e pavërtetë. Në fakt diktatura ishte materiali me të cilin ai punoi më shumë siç shihet dhe nga “E penguara” dhe “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”.












