KQZ u ka dhënë mandatin 4 deputetëve të rinj që do të futen në Kuvend. Shkëlqim Bullari nga radhët e PS do të zërë vendin e Besjan Ajazit, i cili kandidon për bashkinë e Gramshit.
》Asllan Dogjani mori mandatin pasi Belind Këlliçi hoqi dorë për shkak të kandidaturës për bashkinë e Tiranës.
》 Lodovik Hasani do të pasojë Zef Hilën në Shkodër, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
》 Qani Xhafa do të zërë karrigen e Luçiano Boçit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit.
Sa i përket Shkodrës, Frrok Gjini duhet të dorëzojë formularin e dekriminalizimit brenda 10 ditësh për të zërë vendin e Benet Becit. Nëse ai nuk e dorëzon, në radhë për të marrë mandatin është Kabir Fishta.












