Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që grupimi i Rithemelimit të lirojë selinë e demokratëve, pasi pas vendimit të Apelit.
Alibeaj i drejtoi dhe një mesazh kreut të këtij grupimi, Sali Berishës që të lirojë zyrën pasi gjykata i mori “vulën”.
“Zyrat e reja, të përkohshme përgjatë fushatës, në ka skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit nga grupim, janë ato të 8 janarit. Me daljen e vendimit të Apelit të mundet të kërkohen zyrat që ligjërisht i takonin PD-së të merreshin mbrapa. Unë kam marrë dhe kam gjetur mbështetje në këtë propozim, por unë nuk jam nga ata që t’i çojë demokratët në përplasje, nuk i çoj njerëzit në konflikt. Unë nuk kam në plan të kruaj me gisht mbi plagë që janë duke u mbyllur ose ndoshta nuk mbyllen kurrë. Unë besoj tek ligji dhe kur gjykata të jap vendimin, atëherë selia do ti takojë PD-së së vërtetë. Ato zyra dhe seli do duhet të lirohen”– u shpreh Alibeaj.












