Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, që shihen pa diskutim edhe si fitues potencialë të kësaj loje.
Pas debateve, dyshja kanë vendosur të qetësojnë pak situatën dhe të bisedojnë për herë të parë ballë për ballë me njëri-tjetrin në lavanderi së bashku. Aktorja është shprehur e prekur nga fjalët që ai ka thënë për të në dhomën e rrëfimit dhe është përlotur. Luizi i ka kërkuar falje për fjalët dhe është shpehur se ai nuk ka dashur që ajo të ndihej keq apo ta ulte atë dhe i ka kërkuar të mos ndikohet për fjalët që përdoren në kuadër të lojës.
“Duke qenë i fiksuar këtu, bëj gabime. Kam bërë boll, do bëj prapë. Nga ana njerëzore, s’të kam thënë ndonjëherë më fal. Dhe po të them, nëse je ndjerë keq mbrëmë, të them më fal. Nuk e kisha për qëllim të të bëja të ndiheshe keq apo të të ulja. Se do them unë, Olta është fallco dhe manipulon, mos u ndje keq“, tha Luizi.












