Olta e ka quajtur “kollovar” Luizin. Kaq ka mjaftuar që Kiara të shpëthejë kundër Oltës e cila vazhdon të ofendojë Luizin vetëm se ai jeton me qira dhe nuk ka mundesi financiare.
Shpesh herë Luizi ka treguar se rrjedh nga një familje e thjeshtë, kjo është edhe arsyeja përse ka rrëmbyer zemrat e Shqiptarëve të cilët e mbështesin masivisht. Përplasja mes Kiarës dhe Oltës:
Olta: Kollovar do shkosh o Luiz
Kiara: Nuk është kollovar
Olta: Nuk di gjë unë, kur çohen rrobat tek shtëpia e gruas, kollovar quhesh
Kiara: Po ty ç’të duhet njëherë. Kur të fitojë Big Brotherin ai do e blejë shtëpinë, mos ja qaj hallin ti
Olta: Kiara pse të djeg ty?
Kiara: Mbaj vendin që të takon, kaq po të them unë. Mos thuaj jo kollovari, jo… se këto gjëra s’ti toleroj as unë, as Luizi
Olta: O Kiara ça halli ke se s’po të kuptoj?
Kiara: Mos fol pra, ç’të duhet ty ku i çon Luizi robat?












