Në kuadër të lojës apo jo, Luizi sot ka deklaruar më shumë se një herë se qëndrimi i tij në “Big Brother Vip”, varet krejtësisht nga Kiara. Pra, nëse Kiara eliminohet, Luizi ka “kërcënuar” se do të largohet edhe ai.
Këtë bisedë, Luizi e bëri me Oltën dhe Armaldon, të cilët nuk i besuan dhe e cilësuan deklaratën e tij si “presion” për publikun që të mos nxjerrin Kiarën nga shtëpia.
Luizi: “Unë të siguroj që nëse dal unë, del edhe Kiara direkt pas meje. E lë vetë lojën. Nuk ka lidhje përballimi i lojës, unë e kam thënë që luaj me shpirt, ajo më jep forcë. Unë nëse shkoj në finale, ose shkoj me Kiarën ose nuk shkoj fare. Nëse del Kiara, unë heq dorë direkt. Nëse del Kiara që nesër, dal edhe unë. Po të bëj be Për Zotin e Madh“












