Luiz Ejlli është një nga konkurrentët më të fortë dhe më të komentuar të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP.
Shumë prej ndjekësve dhe fansave të tij dëshirojnë që ai të shpallet fitues i këtij reality show, por duket se Luizi mendon ndryshe nga publiku. Në një bisedë me Oltën dhe Armaldon, Luizi është shprehur se edhe pse ai mund të shkojë deri në finale, e di shumë mirë që nuk do ta fitojë këtë program.
“Mund të shkoj deri në finale për këto që kam bërë, ama e di shumë mirë që nuk e fitoj. Më vjen keq me plas, ama me zor nuk e marr“, tha Luizi.












