Tanimë të gjithë e dimë pasionin e madh të Luiz Ejllit për tatuazhet. Në trup ai ka disa të tilla dhe madje dy më të fundit i bëri pak javë më parë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Njëri prej tyre ishte dedikim për Kiarën, duke gdhendur firmën e saj.
Së fundmi në një diskutim me moderatoren, Luizi i ka treguar një “sekret”. Ai ka zbuluar se aty ku tani ndodhet tatuazhi i tribalit, dikur ka qenë një dedikim për një vajzë tjetër.
Kiara e habitur ju përgjigj: “E paske bërë rrugë ti”.
Mënjeherë artisti ju justifikua me faktorin moshë duke i thënë se ka qenë shumë i ri, rreth 20 vjec.












