Në këtë Prime, pas linjës emocionuese të jetës së tij ku rrëfeu vështirësitë që ka kaluar, Luizi u surprizua nga nëna e tij.
Në një skenë të improvizuar nga Vëllai i Madh, Luizi shkoi në Shkodër me biçikletë aty ku takoi nënën e tij. Nëna e Luizit i tha atij që në këtë javë të fundit që ka mbetur duhet të bëjë vetëm humor brenda në shtëpi me të gjithë banorët…edhe me Efin, e kam zemër tha ajo.
“O shpirt, oj nanë ma keni shnosh djalin”, tha nena e Luizit teksa prek barkun e djalit te saj.
Nëna i tha se banorët duhet të kalojnë të gjithë shumë mirë. Luizi i tha Arbanës se dëshira e tij është që “nëna e tij të mos punojë më, por të qëndrojë në shtëpi me të dhe Kiarën dhe të bëjë gjyshen”.












