Vërtetësia e produksionit të “Big Brother VIP” është vënë disa herë në dyshim duke filluar që nga votat e publikut e deri tek skenarët e përgatitur.
Në nominimin e fundit mes Armaldos, Kristit dhe Oltës, pjesa më e madhe e audiencës kanë kërkuar largimin e aktores, mirëpo nuk ndodhi kështu pasi Olta u favorizua nga produksioni. Ish-banori i “Big Brother 2”, Elton Tozaj, ka nisur një peticion për publikimin e votave nga ana e kompanisë celulare “Vodafone”.
Ditën e sotme është publikuar vetëm një pjesë e votave, por edhe pse 30 mijë vota nuk janë bërë ende publike, shihet rezultati i thellë i mesazheve për eleminimin e Olta Gixharit e cila ka patur plot 83.637 vota për tu larguar. Më pas vjen Armaldo me 7.628 vota dhe së fundmi Kristi me 4.828 vota për eleminim. Ky ishte një turp i produksionit që mban Oltën për të rivalizuar Luiz Ejllin, i cili ka fituar zemrat e shqiptarëve.












