Me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Tan Brahimi ka zbuluar një “strategji” të lojës së Luizit brenda shtëpisë së Big Brotherit.
Një fans e kishte pyetur në lidhje me “sekretin” që i ka treguar Luiz Ejlli në dhomën e rrëfimit dhe Tani nuk hezitoi ta tregonte.
“Kur filloi me qarë Valbona u ndjeva shumë keq sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë dua të dal. Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok. Më tha se dua te të nominoj, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë. Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live. E më tha a e di se pse e bëra debatin me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën. Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë sesa të Bledit duke mbajtur ligjërata. E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë per te qare”, ka treguar Tani.












