Ministri i Brendshëm, Taulant Balla paralajmëroi masa ndaj kujtdo që ngre dorën ndaj shtetit.
Gjithashtu Balla theksoi se Policia e Shtetit do të jetë në një standard të ri, si me rrogat, por edhe me trajtimet e tjera ndaj tij.
“Kuadri ligjor është aty në Kodin Penal dhe do të përforcohen në Kodin e ri Penal, si dhe në ligjin për Policinë Shtetit. Ju kam garantuar se meraku që më shoqëron çdo ditë lidhet me dinjitetin e punonjësit të policisë së shtetit. Rritja e standardit të jetesës dhe përmirësimi i kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja. Prandaj e bëmë fakt dhe kemi tashmë gati 100 banesat e para për vitin 2023, bashkë me të paktën 300 banesa të tjera gjatë 2024 dhe 500 të tjera një vit më pas, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë së shtetit që tashmë janë në fazën e përzgjedhur bazuar në kritere të mirëpërcaktuara”, tha Balla.












