Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimeve të ish-zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit.
Rama shkruan se nuk do ta pengojnë drejtësinë kudo që të hyjë, madje edhe nëse troket në dyert e qeverisë.
“Disa flasin sot sikur SPAK-u është dallga e Zotit dhe qeveria porti i Djallit. Po ata harrojnë se dallgën e drejtësisë e ka ngritur në krye të herës guximi, vullneti dhe ambicia për Shqipërinë e pikërisht kësaj qeverie, e cila ndryshon si dita me natën me ato të mëparshmet e 100 vjetëve pengmarrje të drejtësisë. Kjo qeveri dhe askush tjetër e hapi me gjoks rrugën e drejtësisë së re dhe kurrë nuk do ta pengojë drejtësinë në rrugën e vet, kudo ku ajo të hyjë, brenda qeverisë, rrotull saj, mbrapa saj apo nën ombrellën e saj”, shkruan Rama











