“Big Love” është rubrika më e re ku banorët e “Big Brother” kanë marrë mesazhet e fansave të tyre. Luizit i qesh zemra kur nëna i dërgon mesazh kuptimplote nga Amerika. Nëna e Luizit gjatë mesazhit përgëzon Oltën dhe lojën me bluza që i bëri bashkë por jo pa qëllim “injoron” Kiarën.
“Përshëndetje çapaçulat e nanës. Jeni shumë të mirë. Zoti ju rujt të tanve dhe Zoti është i madh që bani bashkë Luizin dhe Oltën në një bluze. Më keni knaq nëna e Luizit nga New York”, shkruhet në mesazhin e nënës dërguar Luizit.
Kiara përsërit fjalët e nënës së Luizit “Luizin dhe Oltën”, me një buzëqeshje të ngrirë në fytyrë. Ka disa gjëra që thuhen me heshtje dhe pikërisht ky mesazh duket sikur i thotë të gjitha. Kujtojmë që Kiara nuk denjoi as ti bënte një urim të ngrohtë për ditëlindje nënës së Luizit. Për mos të folur për indiferencën e saj gjate ditës që Luizi ishte semure, ku Kiara nuk u shqetësua fare madje u “zgërdhi” duke qeshur me Dean.












