Bastet sportive online mund të jenë të lejuara brenda 3-mujorit të parë të vitit 2023.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj bëri me dije se projektligji është gati dhe do te dërgohet në Parlament sipas procedurave me nisjen e vitit te ri 2023.
“Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kudjes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara. Jemi në proces te finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Në gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament”, tha Ibrahimaj.