Qeveria Rama ka miratuar këtë të martë vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të punonjësve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, për angazhimin e tyre gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve në verën e vitit 2025.
Shpërblimi do të jepet në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit në terren: 1 pagë mujore për angazhim nga 1 deri në 7 ditë; 2 paga mujore për angazhim nga 8 deri në 15 ditë dhe 3 paga mujore për angazhim 16 ditë e më shumë.
Kategoritë e përfituese përfshijnë: Punonjës të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë; punonjës të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; punonjës të Policisë së Shtetit; punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi si dhe punonjës të strukturave zjarrfikëse në bashki.
Shpërblimi do të llogaritet mbi pagën mujore bruto të çdo punonjësi të përfshirë në operacionet kundër zjarreve.












