Ditën e nesërme do të hapet gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit. Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se Ministria e Brendshme do të ftojë të gjithë personat që përmbushin kriteret për të aplikuar për këtë pozicion.
Kjo lëvizje mbetet “misterioze” pasi deri më tani, Muhamet Rrumbullaku nuk ka dhënë dorëheqjen dhe as nuk i është komunikuar shkarkimi (të paktën publikisht).
Duke iu referuar burimeve nga Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë mundur të mësojnë atë që pritet të shpalosë ministri Hoxha paraditen e së premtes. Po ashtu priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.












