Në QSUT u realizua një ndërhyrje e veçantë në zemër tek një pacient 73-vjeçar me probleme serioze të veshkave dhe diabet.
Bypassi në zemër e njohur si ndërhyrja MidCABG u realizua me një hapje minimale prej 6-7 cm duke lejuar rikuperim të shpejtë të pacientit, i cili mund te lë spitalin në gjysmën e kohës së zakonshme. Për shkak të patologjive shoqëruese, operacioni u krye duke mbajtur zemrën në punë gjatë gjithë kohës dhe pa hapur kraharorin në pjesën e përparme.
“Kjo procedurë e re i shtohet spektrit të ndërhyrjeve mini-invazive që kryhen rutinë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në QSUT”, shkruan ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila veçon në falënderimet e stafit edhe mbështetjen e doktorit Stak Dushaj nga Qendra Universitare e Zyrihut.












