Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë përgjegjës vendet e BE-së, në lidhje me largimin e mjekëve nga Shqipëria.
Kushi është shprehur se nuk ka ceduar sistemi shqiptar, por vendet e BE-së kanë liberalizuar të gjitha procedurat, për t’i punësuar mjekët që vijnë nga shtetet e tjera.
“Tani, pse largohen mjekët?! Ne biem dakord që kemi ende shumë punë për të bërë. Që kemi problematika, patjetër që kemi. Por arsyeja kryesore, ju e thatë edhe vetë në fjalët tuaja, është që vendet e BE-së kërkojnë çdo ditë mjekë. I kanë liberalizuar të gjitha procedurat për t’i punësuar mjekët që vijnë nga vendet e tjera. Edhe para 10 vjetësh, 15 vjetësh, 5 vjetësh kishte mjekë apo edhe qytetarë që donin të shkonin drejt këtyre vendeve. Sepse ne nuk mund ta konkurrojmë as Gjermaninë, SHBA-në, sado t’i rrisim pagat“, tha Kushi.












