Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në “e-Albania” janë hapur aplikimet për kreditë e lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj.
Rama bën me dije se punonjësit e Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që jane 3 kategoritë që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se sistemi i aplikimit për këtë program tashmë është finalizuar dhe ky shërbim mundësohet që prej ditës së sotme në portalin e-Albania.
Numri i përfituesve për vitin 2023 do të jetë 300 në total, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave për tre kategori, konkretisht: 100 për mjekët e sistemit shëndetësor; 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit; 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura. APLIKO KËTU