Një debat me tone të larta është zhvilluar mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe banorit më të ri të Big Brother, Qetsorit.
Debati, i cili nisi për një shprehje italisht, bëri që dy banorët të ngrinin tonet e të hidhnin fjalë të rënda. Qetsori i kërkoi Luizit të mos komentonte gjërat që lidheshin me familjen e tij. Kjo solli acarimin e Luizi i cili i përsëriste se nuk po fliste për të.
Luizi: Datat e kalamajve…
Qetsori: Qetësohu!
Luizi: Si the?
Qetsori: Qetësohu kur kapesh në data fëmijësh.
Luizi: E tha keq. Isha duke folur me atë.
Qetsori: Fole për gjërat e mia.
Luizi: Jo kurrë në botë.
Qetsori: A të futen fjalët në tru?
Luizi: Po ty, të futen fjalët në vesh?












