Ka përfunduar mbledhja 2-ditore e Qeverisë në Tepelenë, ndersa Rama ka paralajmëruar ne shtator ndryshime në kabinetin qeveritar.
Në përfundim të takimit me ekipin qeverisës, kryeministri Edi Rama u shpreh se sezoni i ri do të nisë me një impuls të ri, duke folur për një riorganizim edhe në godinën e qeverisë.
“Është bërë një analizë e arritjeve, duke i parë me sy kritik, në këndvështrimin e të ardhmes. Është diksutuar edhe nevoja për të riorganizuar gjithë procesin qeverisës duke nisur nga vetë organizimi në godinën e qeverisë. Besoj se kemi arritur disa rezultate dhe kemi vendosur disa piketa të rëndësishme që sesionin e ri ta nismin me një impuls të ri. Do krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase e të huaj me botën akademike me organizata ndërkombëtare, por edhe individë që kanë çfarë të mundësojnë”- u shpreh Rama.












