Kursi i këmbimit ka hyre në momentin kur efekti turistik është më i fortë se kurrë, për shkak të numrit te larte te turisteve qe vizitojnë vendin tonë.
》Dollari amerikan ka ndryshuar kurs pasi këtë të martë, 6 shkurt, është blerë me 96.2 lekë dhe është shitur me 97.5 lekë sipas kursit të këmbimit, duke shënuar një rritje gjatë ditëve të fundit.
》E kundërta ndodh me monedhën europiane e cila vijon të pësojë një rënie të lehtë. Ditën e sotme Euro në tregun valutor blihet me 103.7 lekë dhe shitet me 104.3 lekë.
》Në trend të lehtë rritës është Paundi britanik, i cili sot blihet me 120.8 lekë dhe shitet me 122 lekë.












