Pas ditëlindjes së nënës së Luizit e cila e kishte dje, sot feston e ëma e Kiarës. Prandaj nëse dje Kiara uroi vjehrrën nga shtëpia e Big Brother VIP, sot ishte rradha e Luizit.
“Mami i Kiarës, zonja Blerta Tito, edhe 100”, ka uruar Luizi duke e ndjekur edhe banorët e tjerë me urime.
Ditën e djeshme ishte e ëma e Luizit ajo e cila kishtë ditëlindjen. Banorët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” e uruan këngëtarin për ditëlindjen e nënës së tij. Mirëpo, nuk kishte si të mungonte as edhe urimi i fansave për nënën e këngëtarit.
Një parashut u ngrit dje ku në të valvitet një pankart me shkrimin: Gëzuar ditëlindjen nana e Luizit. “Je mbretëresha jonë!”












