Friday, October 23, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Nëse Berisha nuk paraqitet më 6 nëntor në SPAK, çfarë pritet të ndodhë…

by Rilindje
29/10/2023
in POLITIKË
Nëse Berisha nuk paraqitet më 6 nëntor në SPAK, çfarë pritet të ndodhë…

Sali Berisha ka vendosur të mos i bindet vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas juristëve dhe bazës ligjore në fuqi, shkelja e urdhrit të gjykatës, mund të pasohet me një masë më të rëndë sigurie si “arresti në shtëpi”, për të cilën kërkohet autorizim nga parlamenti, ose me vijimin e masës aktuale duke e hetuar Sali Berishën në mungesë.

“Report TV” u konsultua me juristë dhe me bazën ligjore në fuqi nga ku rezulton se ish-kryeministri mund të përballet me masë më të rëndë nëse refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës për “detyrimin për tu paraqitur” në SPAK, para oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Metaj.

Data e parë kur Berisha duhet të shkojë aty, sipas vendimit të gjykatës, është ora 10.00 e datës 6 nëtor 2023. Në këtë kohë oficerja mban proces-verbal ku shënon se Sali Berisha nuk është paraqitur.

Që nga ky moment, prokurorit i lind e drejta të veprojë me zëvendësimin e masës “detyrim paraqitje e ndalim dalje jashtë shtetit” me një masë tjetër më të rëndë. Megjithatë para këtij veprimi, mund të përsëritet edhe njëherë njoftimi për Sali Berishën se duhet të paraqitet në kohën e përcaktuar nga vendimi i gjykatës.

Prokuroret mund të kërkojnë një masë tjetër sigurie, më të rëndë se ajo që nuk po ekzekutohet, “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”, por për të dyja këto, duhet të kërkohet autorizim nga Parlamenti. Për masën “arrest në burg”, ka një pengesë ligjore që lidhet me moshën e Sali Berishës mbi 70 vjeç. Ndërkohë masa arrest shtëpie, nuk ka kufizim moshe.

Në këtë rast, SPAK dhe GJKKO i kërkojnë parlamentit, krahas heqjes së imunitetit edhe autorizim për shoqërim të detyrueshëm të Berishës me policë, pasi nuk ka zbatuar masën e parë. Nëse parlamenti e miraton kërkesën, ekzekutimi i masës bëhet nga policia që e shoqëron Sali Berishën në banesë dhe vendos një trupë shërbimi për tu kujdesur për zbatimin e “arrestit në shtëpi”.

NGA KATEGORIA

Rama kërkon llogari nga drejtorët, Adea Pirdeni merr “detyrën e re” dhe zbulon…
POLITIKË

Rama kërkon llogari nga drejtorët, Adea Pirdeni merr “detyrën e re” dhe zbulon…

23/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Jep DORËHEQJEN Blerina Gjylameti, largohet nga “posti” i rëndësishëm…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Jep DORËHEQJEN Blerina Gjylameti, largohet nga “posti” i rëndësishëm…

23/10/2026
“Tërmet” me dorëheqje/ Nga Klevis Qose te Afrim Qendro! Kush janë drejtorët që drejtorët ikin në bllok…
POLITIKË

“Tërmet” me dorëheqje/ Nga Klevis Qose te Afrim Qendro! Kush janë drejtorët që drejtorët ikin në bllok…

23/10/2026
Përplasjet dhe sharjet në seancën plenare, PS kërkon dënimin EKSTREM…
POLITIKË

Përplasjet dhe sharjet në seancën plenare, PS kërkon dënimin EKSTREM…

22/10/2026
Sherri në Parlament, Zegjineja “shpëtoi” PS-në nga Flamur Noka, ja gjesti i saj…
POLITIKË

Sherri në Parlament, Zegjineja “shpëtoi” PS-në nga Flamur Noka, ja gjesti i saj…

22/10/2026
Balla akuza ndaj PD: Berisha e ka organizuar! Ka paguar 100 mijë lekë për protestuesit e maskuar…
POLITIKË

Balla akuza ndaj PD: Berisha e ka organizuar! Ka paguar 100 mijë lekë për protestuesit e maskuar…

22/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama kërkon llogari nga drejtorët, Adea Pirdeni merr “detyrën e re” dhe zbulon…
POLITIKË

Rama kërkon llogari nga drejtorët, Adea Pirdeni merr “detyrën e re” dhe zbulon…

23/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Jep DORËHEQJEN Blerina Gjylameti, largohet nga “posti” i rëndësishëm…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Jep DORËHEQJEN Blerina Gjylameti, largohet nga “posti” i rëndësishëm…

23/10/2026
Tregu i makinave të përdorura në alarm, nga viti 2028 në Shqipëri ndalohet…
AKTUALITET

Tregu i makinave të përdorura në alarm, nga viti 2028 në Shqipëri ndalohet…

23/10/2026
Dalin DETAJE/ Mbi 130 drejtorë drejt dorëheqjes, zbulohet çfarë ndodh më pas me ta…
EDI RAMA

Dalin DETAJE/ Mbi 130 drejtorë drejt dorëheqjes, zbulohet çfarë ndodh më pas me ta…

23/10/2026
Pas urdhrit për dorëheqje, Rama kryen LËVIZJEN e fundit, mbledh…
EDI RAMA

Pas urdhrit për dorëheqje, Rama kryen LËVIZJEN e fundit, mbledh…

23/10/2026
“Tërmet” me dorëheqje/ Nga Klevis Qose te Afrim Qendro! Kush janë drejtorët që drejtorët ikin në bllok…
POLITIKË

“Tërmet” me dorëheqje/ Nga Klevis Qose te Afrim Qendro! Kush janë drejtorët që drejtorët ikin në bllok…

23/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!