Më 12 prill hyri në fuqi marrëveshja për lëvizjen pa “frenime” për zonat ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ministritë e Brendshme të dy vendeve kanë nënshkruar Protokollin duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve që janë në kufi, në 26 vendkalime të ndryshme.
Mbi 200 mijë shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor që kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj.
Kjo marrëveshje, thellon edhe më tej bashkëpunimin ndërshtetëror dhe lehtëson ndërveprimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit. Kjo marrëveshje u nënshkrua mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Në këtë mbledhje u theksua nevoja e bashkëpunimit mes vendeve teksa synohet të shkohet drejt një tregu të përbashkët, ku shqiptarët të jetojnë, studiojnë, punojnë dhe të dalin në pension në të dyja anët e kufirit.












