Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazhduke vënë në dukje nivelin e lartë të gatishmërisë në Velipojë për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik.
Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së hapësirave publike dhe administrimit të mirë të zonave bregdetare në të gjithë vendin.
Nga pamjet e shpërndara nga Rama shihet një aksion i uniformave blu për të liruar hapësirat që ishin zaptuar në kundërshtim me ligjin.
“Mirëmëngjes dhe me Velipojën ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike e një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama teksa publikoi videon më poshtë:












