Olta dhe Kristi nuk i kanë pasur marrëdhëniet e mira kohët e fundit duke i dhënë fund shoqërisë që kishin krijuar. Sot debati mes tyre ka agravuar.
Olta i ka thënë Kristit se ai po e shfrytëzon Keisin ndërsa Kristi nuk e ka pranuar këtë duke u shprehur se Olta po bën lojë të shëmtuar.
(Përplasja mes Oltës dhe Kristit)
Olta: Mos e shfrytëzo se ajo (Keisi) është e vogël dhe të ka qejf me të vërtetë. Ajo duket që është e sinqertë me ty. Një njeri që e ke qejf e trajton në mënyrë të barabartë. Ajo të shërben se të do. Ti mos e shfrytëzo.
Kristi: Ti këtu je njeri i poshtër, njeri i shëmtuar
Olta: Po ik o Kristi ik, vazhdo…Sjellja jote është e neveritshme. Ti po e shfrytëzon atë gocën (keisin)
Olta: I shkreti ti, sajove gjithë këtë lidhje romantike për të dal në prime dhe dole i fundit në votime. Ti je llafazon ore, ben si gore, po sillesh si gratë e këqija.
Kristi: Ti po sillesh si manipuluese e poshtër












