Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar dy operacioneve në rreth 6 muaj, ndërsa duket se i ka besuar të njëjtit grup mjekësh, të drejtuar nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.
E ndërsa në prill, Rama iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendicitit, ditën e sotme Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për hernien inguinale. Operacioni i sotëm ka zgjatur rreth 100 minuta, ndërsa ekipi që ka bërë ndërhyrjen në të dy rastet është i përbërë nga i njëjti grup mjekësh, ndër më të njohurit në QSUT.
Stafi i mjekëve të QSUT që kanë realizuar ndërhyrjen kirurgjikale ndaj kryeministrit në të dyja rastet janë: Profesor Arben Gjata, shefi i kirurgjisë dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë; profesor Krenar Lila, shefi i anestezi-reanimacionit; profesor Arben Beqiri, krirurg; asistent-profesor Saimir Kuçi anestezist dhe doktor Dritan Rahovica, kirurg.
Shënim: Respekte për stafin mjekësor të shkëlqyer dhe shërim të shpejtë kryeministrit Edi Rama.












