Kryeministri Edi Rama ka nderuar sot 7 sportistëve të talentuar shqiptarë, kampionë bote dhe Europe, të cilët kanë përfaqësuar Shqipërinë në peshëngritje, ski, mundje, boks, bilardo e bodybuilding.
Rama tha se falë ketyre sportisteve, jemi te paret ne rajon qe qeveria ofron mbeshtetje maksimale per sportistet qe shpallen kampione ne disiplina te ndryshme.
Rama: “Kemi parë bashkë me kryetarin e komitetit olimpik, që sot ne kemi në aspektin e vlerësimeve për sportistët një politikë financiare që praktikisht i fut sportistët tanë elitarë në nivelin e parë evropian sa i përket mbështetjes financiare. Padiskutim jemi të parët në rajon, në raport me shumë vende që kanë kampionë botërorë në këto disiplina dhe duam ta bëjmë këtë duke shtuar edhe një mbështetje për periudhën stërvitore speciale sepse aty ka akoma një boshllëk”












