Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar emrin e Erion Veliajt për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës. Gjatë një prezantimi të punëve të bashkisë, kryeministri e vlerësoi Veliajn për punen ne kryeqytet.
“Të kesh qenë kryetar i Bashkisë së Tiranë dhe të shohësh këtë prezantim, e ke të pamundur të mos thuash me vete paç fatin e Lali Erit. Unë nuk dua të zgjatem më shumë, ju falenderoj shumë për mundësinë, ata që kanë kontributin e tyre, natyrisht përgëzojë dhe Erionin për drejtimin, për punën edhe për optimizmin e tij të pashërueshëm”, u shpreh Rama.
Teksa zbriste nga podiumi dhe i dha mikrofonin Veliaj, kryeministri tha se duhet të linte sallën sepse do duhet të punonte akoma për Erion Veliajn. Mes duartorokitjeve të të pranishmëve, Rama u shpreh: “Edhe një gjë të fundit, do më falni po duhet të iki se do vazhdojmë të punojmë për Lali Erin!”












