E gjithë administrata publike do të marrë këstin e parë të rritjes së pagës në muajin dhjetor të këtij viti.
Sipas dokumentit të qeverisë “Masat Prioritare të reformës dhe administratës publike” që është hedhur tashmë në fazë konsultimi publik, rritja do të ndodh fillimisht me 15%.
Ndërkohë rritja e dytë do të bëhet në muajin dhjetor të vitit 2024, me po afërsisht 115 euro. Nga rritja e pagave do të përfitojnë rreth 86 mijë punonjës në shtet.
Sipas vendimit që u mor pranverën e këtij viti, paga bruto në sektorin publik do të shkojë 900 euro deri në vitin 2025. Qëllimi i kësaj rritjeje sipas qeverisë, është që të zvogëlojë hendekun e pagave të sektorit publik në rajon dhe të nxis konkurrencën me sektorin privat.