Deputeti Pandeli Majko ka zgjedhur të ngrejë zërin për arrestimin e figurave nga Partia Socialiste.
Majko u shpreh se mazhoranca e ka “provuar në kurrizin e saj shkopin e drejtësisë së re” duke mos e fshehur zhgënjimin se kjo drejtësi deri më tani ka parë vetëm majtas.
“Mos prisni që t’u them që ndihem mirë kur shoh përfaqësues të politikës së majtë në burg. E vërteta është që ndihem keq. Por më keq ndihem kur përballem me pyetjen se mos vallë në këtë vend vetëm të majtët e shkelin ligjin?”, tha Majko.












