Mbrëmja e sotme në botën e politikës shqiptare do ‘finalizohet’ me një darkë private mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim.
Darka mes Ramës dhe diplomates amerikane zhvillohet pikërisht disa ore pasi SPAK-u ka arrestuar, ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i shpallur non grata nga SHBA.
ÇFARË NDODHI SOT? Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është vetë-dorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh.












