Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vendimi për regjistrimin e PD do të jepet kur të mbarojë afati prej 48 orësh.
I pyetur nëse do ta regjistrojë PD-në dhe pa firmën e Lulzim Bashës, Celibashi tha se përgjigjja është vendimi që do të marr pasi kalon afati 48 orë që i kam lënë PD për të plotësuar dokumentacionin. Në rast se KQZ nuk e regjistron, logoja e Partisë Demokratike rrezikon mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Pyetja: Kur nuk rregjistrohet PD e Bashës, komisionerët qëndrojnë? Kur përfundon 48 orëshi?
Celibashi: “Kjo është pyetje me nëse, kur të kemi faktin, bazuar dhe në një të dhënë e në disa dokumente, do kemi edhe vendimarrjen. Në interpretim të ligjit, përfundon sot, në orën 24:00.“












