Emërimi i Silva Caka në postin e zv/ministres së Brendshme ka ngjallur reagime të shumta në radhët e opozitarëve, të cilët nuk e përtypin dot faktin që kolegia e tyre tradhtoi Partinë e Ilir Metës për t’iu bashkuar Ramës.
Alfred Lela, drejtor i Zyrës së Shtypit në Partinë Demokratike është qejfmbetur me Silvën pasi kur opozita protestoi për prishjen e Teatrit Kombëtar, ai u tërhoq zvarrë nga policët sepse u hodh në mbrojtje të koleges së Partisë së Lirisë.
Edhe përse thotë se nuk është penduar fare, mes rreshtave të shënimit të tij kuptohet qartë gjendja e autorit për emërimin e Silva Cakës si zëvendësministre e Brendshme.
“Pra, Silva Caka nga e dhunuar ka vendosur te behet shefe e policeve qe e dhunuan. Tani pyes: ka ndryshuar Rama, Policia apo Silva? Apo eshte me e thjeshte: betejat behen me ‘kap noj gjo’? Nuk jam penduar qe u hodha ne folene e patro-policeve te Rilindjes, per t’i dale zot Silves, sepse ne fakt nuk e dija se ishte ajo, por vetem nje vajze, cilado vajze. Si rregull, nje gruaje nuk i permenden kaloresite. Silvave te pushtetit, po“, shkruan Alfred Lela.












